Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

TIRANË- Ish-Presidenti, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas komplikacioneve shëndetësore. Bëhet me dije, se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje.

Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor. Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të ish-presidentit Moisiu janë stabël.