Elbasan, 19 Shtator 2025
Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia ditën e sotme, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për ndryshimin e masës së sigurisë.
Gjykata ka vendosur që masa e sigurisë të ndryshohet nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, vendim i dhënë mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela.
Një ditë më parë, Gjykata e Lartë kishte rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë vendimin e mëparshëm të paprekur.
