Inxhinieri përgjegjës për sigurinë u dëmtua nga një shufër hekuri, emri

Aksidenti ku mbeti i dëmtuar inxhinieri dhe fillimisht të raportuar së bashku me një punonjës mendohet të jetë shkaktuar nga shkëputja e një shufre hekuri në sektorin e petëzimit. Nga hetimet e para të policisë dhe prokurorisë mësohet se në ambientet e “Kurum”, shtetasi Mikel Caku, 58 vjeç, me detyrë ekspert për sigurinë e zjarrit, gjatë ekspertimit tek Sektori i Petëzimit, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë nga një shufër hekuri e shkëputur nga makineria e prodhimit. 58-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë nuk raportohen dëmtime për punonjësin tjetër, për të cilin u tha se ishte dëmtuar sëbashku me inxhinierin Caku.
Mësohet se aktualisht Caku ndodhet në gjendje të stabilizuar në një prej spitaleve private në Tiranë.