Paraqiten në spital edhe 11 punëtorë të tjerë të fabrikës që prodhon pajisje elektrike makinash në Fier.
Në një prononcim për mediat, nëndrejtori i Spitalit Rajonal Fier, Erblin Dollaku, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme në urgjencë janë paraqitur 11 paciente me shenja të lehta intoksikimi.
Mësohet se punonjësit e kompanisë që bën pajisje për makina, janë duke marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk kanë asnjë rrezik për jetën.
Punonjëset janë duke u dërguar në urgjencë me mjetet private të firmës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, pavarësisht situatës.













