Intervista/Eljon Seit, piktori që zbukuron qytetin me talentin e tij

Elion Seit një piktor dhe mësues pikture, i cili ka mbaruar arsimin e lartë në Akademinë e Arteve dhe profesionin e ka ushtruar edhe në shkollat 9 vjecare të Elbasanit si mësues i lëndës Art Pamor. Elioni e ka nisur rrugëtimin e tij qysh në shkollën 8 vjecare, ku si fillim piktura për të ishte një pasion, i cili më pas u transformua në profesionin e tij të jetës. Gjatë intervistës me z.Elion Seit kemi folur mbi ecurinë e profesionit të tij, pikturën e tij të preferuar, si e shikon ai ndërlidhjen midis të rinjve të sotëm dhe artit dhe për trendin që kemi parë gjatë këtyre viteve të fundit; pikturimin në xham të bizneseve të qytetit me figura festive.

5/6 vitet e fundit është përhapur edhe në qytetin e Elbasanit piktura në xham në biznese të ndryshme gjatë periudhave festive. Elioni citon se “Këto piktura më japin një lloj kënaqësie kur e shikoj qytetin dhe klientët e mi të lumtur e të kënaqur nga puna ime.”

Mesazhi që ai përcjell për të rinjtë e apasionuar pas pikturës është që ata të vazhdojnë ëndrrën dhe talentin e tyre, pas arti është një kënaqësi dhe emocion më vete.

 

Intervistoi Klesia Ruda

Elion Seit është ai që i ka dhënë ngjyra dhe atmosferë qytetit në një formë paksa, mund  të na tregoni pak më shumë mbi profesionin tuaj?

Ky si talent, si rrugëtin ka nisur që në fillesat e shkollës 8-vjecare , ku shokët e shoqet e klasës më kerkonin që ti ndihmoja me detyrat që na jepnin ,më motivonin   më  jepnin shtysë  duke më thënë që ti ke një talent në pikturë pse nuk e vazhdon më tej  nga ku më pas provova të konkuroja ne liceun artistic “Onufri-Elbasan” më pas dhe arsimin e lartë e kam kryer tek “Akademia e Arteve – Tiranë” për Pikture Monumentale   ne vitin 2011 e më tej ështe ushtruar si profesion në shkollat  9- vjecare në Elbasan si mësues I lëndës Art Pamore.

Cila është piktura juaj e parë?

Ka qënë një natyrë e qetë, e kam shumë për zemër si pikturë.

Po piktura që ju ka munduar dhe që ju ka marë më shumë kohë se të tjerat  cila eshtë?

Do të vecoja temen e diplomës e cila më ka marë kohe rreth 3 muaj për tu realizuar dhe piktura që kam ende në atelie e cila është një peisazh që mua më dergon shumë në kohë sepse është peisazh i vendlindjes sime, si pikturë është bërë me shkëputje në kohe , mund të themi 1-1 vit e gjysmë.

Ju that që jeni mësues pikture  në shkollat 9-vjecare, a janë fëmijët dhe të rinjtë të apasionuar dhe të dhënë pas artit dhe vecanërisht pikturës?

Ka talente por dëshira dhe vullneti nuk mjaftojnë që ta cojnë talentin e tyre më tej , duan shumë mbështetj, shumë motivim dhe sakrifice edhe nga familet pasi kerkon dhe mbeshtetje financiare nga prindërit.

Personi që juve ju ka ndenjur më afër, ju ka motivuar dhe suportuar cili ishte?

Patjetër familja ka qënë një mbështetje shumë e madhe që une mos e ndërprisja si rrugëtim e kete pasion që kisha.

Së fundmi ne kemi venë re që pikturat tuaja në disa biznese e kryesisht lokale i kanë dhënë qytetit një atmosfere fesive e keto piktura janë realizuar dhe ne xham, mund të më thoni disa nga vështirësitë që keni hasur për realizimin e tyre?

5-6 vitet e fundit është bërë trend në qytetin e Elbasanit e më gjërë në qytetet e tjera,vështirësi nuk kam hasur shumë pasi kam bërë lëndën e vitrazhit ( pikturës në xham ) në akademi por kam pasur dhe mbështetje nga bashkëshortja ime që nuk me ka lënë ne asnjë moment vetëm. Keto piktura më japin një lloj kënaqësie kur e shikoj qytetin dhe klientët e mi të lumtur e të kënaqur nga puna ime

Sa kohë ju mer realizimi i një punim në xham ndryshe nga një punim në telajo?

Në telajo ka disa procese punimi tharje që kërkon kohë disa dit ose javë ndërsa në xham realizimi I një punimi kërkon disa orë.

Cila është e preferuara juaj një punim në telajo apo një punim në xham?

Të dyja kanë kënaqësinë dhe emocionin e vet por punimi në telajo më pelqen më shumë.

Mund të na thoni një mesazh për të rinjtë e apasionuar pas pikturës?

Duhet ta vazhdojnë ëndrën e tyre, nëse kanë sado pak talent pse jo ta cojnë më tej, është   i bukur arti është kënaqësi dhe emocjon më vete .

Ju falenderojme për kohën që na kushtuat Z. Eljon

Faleminderit edhe ju!