❄️ Zonat me prani dëbore:
Gjinar, Gracen, Labinot Mal, Zavalinë, Funar
Situata në akset rrugore: Elbasan–Gjinar – e kalueshme normalisht, pa zinxhirë | 🌡 0°C
Elbasan–Gracen – e kalueshme normalisht, pa zinxhirë | 🌡 1°C
Elbasan–Funar – e kalueshme pa zinxhirë
Zinxhirë të detyrueshëm në akset lidhëse: Korrë, Cërrunjë, Mollagjesh | 🌡 -1°C
Elbasan–Labinot Mal – e kalueshme vetëm me zinxhirë | 🌡 -3°C
Elbasan–Zavalinë – e kalueshme vetëm me zinxhirë | 🌡 -3°C
Procesi mësimor — Në njësitë e sipërpërmendura, mësimi është pezulluar dhe do të zëvendësohet të shtunën, më 17 janar.
Informacion i dites se sotme dt.9.01.2026 per qarkun Elbasan.
Ne qarkun Elbasan qe prej oreve te pasdites dhe gjate nates reshjet e shiut kane pushuar.
Situata e mengjesit te sotem deri ne keto momente paraqitet e permiresuar ne krahasim me diten e djeshme e pa probleme.
Ne akset rrugore nacionale eshte hedhur kripe ne vendet ku krijohen ngrica ne rruge dhe akset jane te hapura per qarkullimin.
Ne bashkine Elbasan akset qe te cojne ne Zavaline te Nj.A Gjinar, Qafe te Nj.A Labinit Mal qarkullimi kryhet me zinxhire.
Ne bashkine Gramsh qarkullimi ne disa njesi Lenie Porocan e Kukur kryhet me zinxhire.
Prurjet e lumit Shkumbin jane me te vogla por mbi mesataren e tij dhe nuk paraqet probleme. Po keshtu edhe perroi i Zaranikes dhe i Paprit.
Persa i perket furnizimit me energji kemi mungese te energjise elektrike ne fidrin Klos Mollas bashkia Cerrik, ne Nj.A Polis bashkia Librazhd, ne disa zona malore te Gramshit ne Kukur dhe ne Ceruje. Gjithashtu si pasoje e defektit eshte pa energji edhe nje lagje ne qytetin e Elbasanit.













