PESHKOPI- Një incident është regjistruar pak momente më parë në fshatin Pilafes në Peshkopi, për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash. Mësohet se një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Po ashtu bëhet me dije se kandidatët dhe simpatizantët e PD-së kanë bllokuar disa automjete mbrëmjen e sotme për shkak të dyshimeve për shit-blerje votash.

















