TIRANË-Seanca ku është dëgjuar mbrojtja e pesë të pandehurve e fundit, të cilët janë në cilësinë e administratorëve që kanë kryer punimet për inceneratorin e Fierit, ka përfunduar.
GJKKO do të vendosë më 25 shtator, ora 10:00 për Lefter Kokën, Allqi Bllakon dhe 13 të tjerë.
SPAK ka kërkuar 10 vjet burg për Lefter Kokën, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg. Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite që përr shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkon përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton, që është ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg, por ër shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg.
Javën e kaluar ish-ministri Koka bëri mbrojtjen teksa deklaroi se ishte i pafajshëm dhe se akuzat ndaj tij janë të manipuluara.













