Zv/Ambasadori Vendeve të Ulta Rogier Nouwen dhe Koordinatori Rajonal i Hollandës për çështjet e ekstremizimit të dhunshëm Alain Ancion dhe drejtuesja e Programeve pranë ambasadës hollandeze Ebi Spahiu u shoqëruan në këtë ndalesë nga drejtuesja e INAC Fatbardha Nergjoni dhe eksperti për shoqërinë civile Ervin Muço.
Të interesuar për situatën e sigurisë në qytet, për hapat që janë ndërmarrë nga institucionet dhe rolin e shoqërisë civile diplomatët patën një bisedë mjaft interesante duke u njohur kështu me Elbasanin, problematikat, potencialet dhe mundësitë për të dhënë një kontribut në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe rritjen e sigurisë publike.
Përfaqësuesit e trupës diplomatike u njohën edhe me situatën në shkolla, nevojat që kanë institucionet e arsimit sot dhe orjentimin e të rinjve drejt profesioneve.
INAC është duke zbatuar projektin “Toward a Positive Future” e mbeshtetur nga The Global Initiative Against Transnational Organized Crime nën financimin e qeverisë hollandeze. Projekti është fokusuar në shkollat 9-vjecare të qytetit të Elbasanit për identifikimin e modeleve që të rinjtë e moshës 14-15 vjeçare ndjekin, sjelljet, dëshirat, mundësitë, mungesat, problematikat që hasin dhe orjentimin e tyre drejt të ardhmes në profesionet që do të ndjekin. Aktivitete ndërgjegjësuese do të vazhdojnë projektin me qëllim që të rinjtë të kenë alternativa dhe mundësi larg ndikimit të veprimtarive kriminale.
