THETH- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rikthyer mëngjesin e sotëm fadromat për të vijuar aksionin për prishjen e objekteve pa leje në Theth. Rreth 35 objekte priten që të shemben në këtë fazë.
Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera. Në korrik të 2025 Kryeministri Edi Rama nëpëmjet IKMT-së urdhëroi prishjen e hapësirave të zaptuara sipas tij në zonat e Shqipërisë dhe veçanërisht në Theth
