Rreth 17 biznese hotelerie që operojnë në zonën e ujërave termale në Llixha janë gjobitur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shfrytëzim të ujërave termale pa leje.
Përballë pretendimit të IKMT administratorët bëjnë me dije se kjo nuk është e vërtetë, pasi ata operojnë komfort ligjit. Vete shteti sipas tyre ka pezulluar proceduarat duke lajmëruat mbledhjen e radhës së baseneve ujore për të marrë një vendim.
Në mbyllje të sezonit kurativ të vjeshtës bizneset janë gjobitur me 1 milion leke të reja, e cila sipas tyre nënkupton gjithë punën dhe mundin e një viti. Të indinjuar për masën e ndërmarrë ata iu drejtuan sot prefektes së qarkut për ndihmë, pasi kjo masë i falimenton.
Në pritje të një zgjidhje pohojnë se në rast se nuk do ta gjejnë hapi i radhës do të jetë gjykata.
“I kemi paraqitur letrat dhe na thanë që të jemi në pritje të shqyrtimit të çështjes. Kur nuk kam aplikuar ato kanë të drejtë 20 milionë të më vënë gjobë. Do hapim gjyq!
Nuk kemi marrë rekomandimet nga shteti, I pamë të arsyeshme këto letra dhe i bëmë. Në 2018 na thanë se do të shqyrtohen letrat. Kur ishim në valë të punës na erdhën dhe na paralajmëruan. Biznesi im ka 20 vjet që punon e paguan taksa për ujin e të tjerat. Të vijnë kontrollet ne jemi në rregull. Jemi 17 biznese që jemi gjobitur, duhet të punojmë një vit për të fituar 10 milionë për të paguar gjobë.”, u shpreh një biznes.
Në zonën e Llixhave në Elbasan operojnë mbi 50 biznese hotelerie . Së fundmi kjo zonë ka qënë në vëmendjen e policisë e cila ka kryer aksione kundër ndërtimeve pa leje.
Video
