Bëhet me dije se 75-vjeçari i vuri zjarrin tokës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe ai fatkeqësisht u dogj edhe vetë.
MAT- Një i moshuar ka humbur jetën në mat si pasojë e djegies nga flakët. Bëhet me dije se 75-vjeçari i vuri zjarrin tokës, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe ai fatkeqësisht u dogj edhe vetë.
Konkretish zgjarja ka ndodhur në Zenisht të Matit. Gjithashtu 75-vjeçari është dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit dhe më pas në Tiranë, por nuk mundur të mbijetojë plagëve të marra.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi me datë 21.07.2024, shtetasi N.N., 75 vjeç, duke kullotur bagëtitë në fshatin Zall Shoshaj, ka ndezuar një zjarr ku për shkak të erës, zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
75-vjeçari, në përpjekje për të izoluar flakët e zjarrit ka pësuar djegie të shumta në trup, i cili ditën e djeshme ka humbur jetën në spital. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi vënë në rrezik jetën e tyre dhe të qytetarëve.













