I riu përplas me makinë 8-vjeçarin, i mituri përfundon në spital

MALIQ- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Vreshta të Maliqit. Policia bën me dije se automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues një 22-vjeçar ka përplasur një të mitur, 8 vjeç.

Më tej bëhet me dije se i mituri i plagosur është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Maliq/Informacion paraprak. Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.