I riu nga Prishtina vjedh dhe dhunon 3 vajza filipinase në Tiranë! U mori 500 euro në banesën ku jetonin

Dren Osmani, 32-vjeç, banues në Prishtinë është arrestuar nga policia e Tiranës, për vjedhjen me dhunë të një banesë në kryeqytet.

2 ditë më parë, shqiptari nga Kosova, ka mundur të hyjë në një shtëpi në zonën e ish-Bllokut, e cila ishte marrë me qira nga 3 vajza nga Filipinet, të cilat jetojnë dhe punojnë në Tiranë.

Të rejat kanë rënë pre e dhunës dhe kërcënimeve të 32-vjeçarit në këmbim të sendeve me vlerë dhe parave. Në kushte të tilla vajzat i kanë dhënë paratë, rreth 500 euro dhe është larguar.