Keshilli bashkiak I Elbasanit do të marrë formë nesër tashmë edhe në prani të opozitës. Mbledhja do të zhvillohet në teatrin Skampa dhe qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë. Në këtë mbledhje maratonë do të zgjidhen edhe anëtarët e këshillit të qarkut.
NJOFTIM
Lënda: Njoftim për zhvillimin e mbledhjes së parë të Këshillit të Bashkisë Elbasan.
Në zbatim të nenit 48 të ligjit 139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, ju njoftoj se ditën e hënë, datë 10.07.2023, ora 11:00, në ambjentet e “Teatri Skampa” do të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:
1. Konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe zgjedhja e organeve drejtuese përfaqësuese.
– Zgjedhja e Komisionit të Mandateve të anëtarëve të Këshillit Bashkiak,
– Betimi i këshilltarëve.
2. Zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Bashkiak.
– Paraqitja dhe prezantim i shkurtër i kandidatëve,
– Zgjedhja e Komisionit të Votimit, 3 anëtarë,
– Përgatitja dhe proçedurat e votimit,
– Shpallja e rezultateve të votimit dhe zgjidhja e kryetarit të Këshillit Bashkiak.
3. Zgjedhja e zëvëndësve kryetarit/rëve të Këshillit Bashkiak.
– Paraqitja dhe prezantim i shkurtër i kandidatëve,
– Përgatitja dhe proçedurat e votimit,
– Shpallja e rezultateve të votimit dhe zgjedhja e zëvëndës kryetarit/rëve të Këshillit Bashkiak.
4. Ceremonia e marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë.
– Deklarim i vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë,
– Kryerja e betimit.
5. Zgjedhja e përfaqësuesve të Këshillit të Bashkisë në Këshillin e Qarkut.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
