I ‘mbyti’ familjen, qytetari denoncon, nis hetimi për administratorin e rafinerisë së naftës në Elbasan

Qytetari ankohet se era e rëndë e rafinerisë po i mbyt familjen, nis procedimi për pronarin e kompanisë së rafinerisë në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. L., 32 vjeç, banues në Durrës, administrator i një kompanie private për rafinimin e naftës, pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. A., 50 vjeç, banues në fshatin Balldren Elbasan, se proceset e punës në këtë rafineri, shkaktojnë ndotje të ajrit në zonë.