I kërkonte foto intime dhe e shantazhonte të miturën për marrëdhënie, ky është 27 vjeçari i akuzuar

TIRANË- Në foton e shfaqur është Benard Çullhaj 27-vjeç i cili dyshohet se ka shantazhuar një të mitur 15-vjeçare në Tiranë.

27 -vjeçari është arrestuar pas kallëzimit penal të 15-vjeçares, pasi i kishte hapur profile false në rrjete sociale të miturës dhe e shantazhonte për t’i dërguar foto/video intime.

Ndaj të riut rëndojnë dhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura në të njëjtën mënyrë.