I grabitet mbi 100 mijë euro një çifti në banesë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në banesën e një ish-mjekeje në lagjen “Ura Dervishbeg” në Shkodër. Mësohet se në banesë është vjedhur një shumë e madhe parash mbi 100 mijë euro. Pronarët, burrë e grua, kanë bërë denoncim sot në polici për humbjen e parave, gjatë kohës që ata nuk kanë qenë në shtëpi.

Gjithashtu bëhet e ditur se çifti i mbante paratë në një dollap të dhomës së gjumit. Autori, i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë, dhe po me të është larguar, e ka hapur derën me çelës, ka hyrë brenda duke marrë shumën e parave. Po ashtu dyshohet se personi që ka grabitur në banesë është njeri i njohur i familjes. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij.