I dogjën makinën gjatë natës, ja kush është pronari dhe çfarë deklaroi ai

Selamet Maze është pronari i makinës së djegur gjatë natës në Vlorë.

Ai shprehet se nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd dhe se nuk e di shkakun e zjarrit në makinë, ndërsa dyshohet se është një zjarrvënie e qëllimshme. Për këtë rast janë duke u vëzhguar dhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë apo dhe banesave në atë lagjen 15 tetori.

Fatmirësisht, si pasojë e zjarrvënies ka patur vetëm dëme materiale.