Një 82-vjeçar në Korçë është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij.
I moshuari i identifikuar si Skënder Kita, jetonte i vetëm në shtëpi pasi prej vitesh ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe fëmijët e kishin braktisur.
Ka qenë motra e tij e cila ka kërkuar ndihmë në polici pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.
Pasi policia ka shkuar në shtëpi dhe ka hapur me forcë derën, ka gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin.
