Përveç vijës bregdetare një nga pikat më tërheqëse Durrësit është arkeologjia, e cila sjell turistë anembanë botës për ta vizituar. Muzeu Arkeologjik daton prej vitit 13 Mars 1951 dhe është muzeu më i madh në vend. Në momentin e mbërritjes para Muzeut Arkeologjik pashë që dyert ishin të mbyllura dhe godina nga jashtë ishte plot me plasëritje të shkaktuara nga tërmeti në nëntor të vitit 2019.
Si një objekt i rëndësishëm kulturor dhe historik ky muze u përzgjodh për t’u restauruar në kuadër të projektit “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.E gjithë ndërtesa e muzeut, përfshirë fasadën dhe pjesën e brendshme, është në rinovim e sipër dhe dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti. Që prej vitit 2019 nuk është kryer asnjë punim i dukshëm, e vetmja gjë që dimë është se edhe këtë vit e kanë shtyrë hapjen e muzeut.
Qytetarët shprehen që nuk kanë asnjë informacion se kur mund të mbarojë rikonstriktimi I tij. Një zonjë rreth të 50-ve shprehet: “ Nuk dimë ende asgjë pëveç tabelës që kanë afishuar këtu para derës skemi asnjë informacion tjëtër.” .” Po ashtu kemi pyetur edhe një zotëri rreth të 40-ve I cili shton:” Që prej vitit 2019 jemi në rikonstruksion thonë por asgjë konkrete” Fatkeqsisht edhe këtë vit vizitorët nuk do kenë mundësinë që të shohin nga afër artefaktet mbresëlënëse që gjenden mbrenda muzeut ,është shprehur në pronuncime Z.Alban Ramohitaj Drejtoj I Qëndrës Muzeore Durrës.
