“I dëgjova të bërtisnin”, ngjarja e rëndë me dy të vdekur në Fresk, flet pronarja e banesës ku jetonte viktima: Vëllezërit nuk jetonin në një shtëpi

 

Ndërkohë, mbi ngjarjen ka folur edhe pronarja e shtëpisë ku jetonte me qera, viktima, 68-vjeçari Lulëzim Cami.

“I dëgjova të bërtisnin gratë kur i gjetën. Ata ishin me qera. Vëllanë që erdhi nuk e njihja, ka ardhur në mëngjes këtu. Vëllai që jetonte këtu ishte i rregullt me qeranë”, ka deklaruar ajo.

Dyshohet se përplasja ka qenë e hershme mes vëllezërve në banesë për shkak të pronave.

Viktima Lulëzim Cami jetonte në banesën ku ndodhi krimi ndërsa autori i ngjarjes Vehap Cami jetonte në Lundër.

Ky i fundit ka shkuar në banesën e Lulëzimit dhe ka hyrë brenda. Burime bëjnë me dije se nuk kanë pasur debat përpara krimit gjatë ditës së sotme, por ka nxjerr direkt pistoletën dhe ka qëlluar.

Në momentin që ka hyrë në banesë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Lulëzimit që fatmirësisht nuk janë lënduar.