I dashuri i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, humb jetën atletja olimpike

Atletja olimpike Rebecca Cheptegei nga Uganda ka ndërruar jetë pasi dashuri i saj e dogji me benzinë.

Atletja olimpike Rebecca Cheptegei nga Uganda ka ndërruar jetë pasi dashuri i saj e dogji me benzinë. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar Federata e Atletikës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e atletes sonë, Rebecca Cheptegei, e cila tragjikisht u bë viktimë e dhunës në familje. Ne si federatë dënojmë akte të tilla dhe bëjmë thirrje për drejtësi. Shpirti i saj u prehtë në paqe”, thuhet në postimin e Federatës së Atletikës.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur të dielën e 1 shtatorit gjatë një debati për një pronë. Atletja pasi pësoi djegie në mbi 75% të trupit të saj.