Disa persona kanë tentuar të grabisin një banesë në Fier, ndërsa kanë dhunuar pronarin e shtëpisë.
“Isha në gjumë kur dëgjova një zhurmë të fortë. Mendova se ishte ndonjë mace. Pastaj ranë pjatat e bufesë. U ngrita dhe dola nga dhoma. Ishin tre veta me armë. U futën brenda. Më kërkuan lekë dhe u thashë s’kam. Më qëlluan mbi pesë gjashtë herë në kokë me qytën e armës. Donin të më lidhnin këmbët dhe duart. E kthyen shtëpinë përmbys. E kthyen krevatin përmbys dhe më lanë poshtë. Nuk kishim drita, mezi dola nga dritarja. Dola të kërkoj ndihmë. Ishin me maska”- rrëfen Sokol Bajgora
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Blatëz, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur, por nuk kanë mundur të marrin asgjë.
Ata kanë goditur 54-vjeçarin, që ndodhej në shtëpi, duke e lënë të plagosur. Pronari i shtëpisë është dërguar në spital.
Ndërkohë, pritet hetimi për ngjarjen dhe identifikimi i autorëve.
