Humbi kontrollin e zetorit, 48-vjeçari në Korçë bie në lumë

KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në në fshatin Voskop, të Korçës. Mësohet se një 48-vjeçar ka humbur kontrollin e e zetorit dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në lumë. Gjithashtu i lënduari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:10, në fshatin Voskop, Korçë, shtetasi S. D., 48 vjeç, duke drejtuar një mjet buqësor, zetor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë zetori ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i zetorit shtetasi S. D., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.