Fushë-Arrëz, 9 Tetor 2025
Një 51-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, shtetasi me inicialet P. U., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, i cili më pas ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca, por për fat të keq, 51-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Pukës, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.
