Humb jetën 69-vjeçari në Klos! U aksidentua teksa po priste dru zjarri në terren malor

Një 69-vjeçar nga Klosi ka humbur jetën aksidentalisht, teksa ka qenë duke prerë dru zjarri.

Policia sqaron se rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.