Makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci, është shpërthyer me eksploziv mbrëmjen e sotme.
Mësohet se makina tip “Range Rover” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti, kur një sasi eksplozivi ka shpërthyer në pjesën e përparme të saj.
Lënda plasëse dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë krah restorantit.
Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar në të gjithë zonën përreth.
Bashkë me makinën e Ilir Locit është dëmtuar edhe një fuoristradë pranë saj.
Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa mësohet se ka vetëm dëme materiale.
