SHKODËR- Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”.
Sipas njoftimit të policisë persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë plasëse në derën e një banese. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i plotë:
Shkodër/Informacion paraprak. Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.