Romeo Mersini është vënë në prangat e policisë pasi është përfshirë në një konflikt fizik me xhaxhain e tij. 29 vjeçari është personazhi që u cilësua si “hero” një javë më parë pasi ndihmoi dy të moshuarit në Fier të dilnin nga banesa e tyre që ishte përfshirë në flakë.
Mersini është konfliktuar me xhaxhin e tij për motive të dobëta dhe debati ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta nga ana e 29 vjeçarit. Ndërkohë në pranga ka rënë dhe vëllai i këtij të fundit me iniciale M. M., 32 vjeç pasi ka goditur me sende të forta Romeon.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin R. M.”, njofton policia.
Kujtojmë që pak ditë më parë në një banesë në lagjen “15 Tetori” u përfshi nga flakët ndërsa brenda ishin dhe një çift të moshuarisht. Romeo Mersini ishte personi që u erdhi në ndihmë duke thënë se ishte futur në mes të flakëve për t’i shpëtuar ndërkohë që zjarëfikësit po hezitonin nga flakët.
