Hera e parë që ndodh në Shqipëri. Martohen dy gra në taracën e bashkisë Tiranë (Foto)

Ditën e djeshme janë lidhur në martesë dy gra, e cila ndodh publikisht, për herë të parë në vendin tonë. Martesa e tyre është bërë në Bashkinë e Tiranës dhe lajmi është bërë publik në rrjetet sociale nga Aleanca LGBT.

Ashtu siç shihet edhe në foto, ceremonia e martesës së dy grave është bërë në taracën e Bashkisë së Tiranës nga një punonjëse e institucionit dhe është bekuar gjithashtu nga një prift.

Në postimin në rrjetet sociale, aleanca LGBT shkruan se Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14-vjeçare dhe se janë prindër të dy fëmijëve.

“Ditën e djeshme Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14 vjeçare nga e cila erdhën në jetë dy engjëj dhe sot bota vazhdon të rrotullohet. Asnjë skenar apokaliptik i predikuar nga inkuizitorët e moralit për të nxitur panik kolektiv për shpopullimin dhe shkatërrimin e botës nuk ndodhi.

Këtë mëngjes të hëne, toka vazhdon të rrotullohet rreth diellit normalisht.

Qofshi përgjithmonë të lumtura Eda dhe Alba !

Dashuria do të triumfojë gjithmonë”,-shkruhet në postimin e bërë në rrjetet sociale.