“Hapen sot aplikimet për universitet”, Rama: Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht!

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se sot janë hapur aplikimet për Universitete. Rama bën me dije se aplikimet zgjasin deri më 3 gusht.

Gjatë këtyre ditëve maturantët kanë mundësi të përzgjedhin 10 programe studimi të cilat në fazat e ardhshme mund të regjistrohen në programin të cilin kanë arritur të kapin në bazë të mesatares dhe kritereve që ka çdo univeristet.

“Hapen sot aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete. Sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare. Apliko tani në https://ualbania.al/” shkruan Rama në “Facebook”.