KAMËZ- Janë zbardhur detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Kamëz pasditen e sotme. Sipas deklaratës së pronares, një nga autorët ka pasur dialekt jugor ndërsa të tre kanë arritur të marrin rreth 1 kilogram flori nga argjendaria.
Gjithashtu, raportohet se targat e automjetin tip BMW X6, që u përdor nga autorët për tu arratisur, i kishin kopjuar nga një automjeti tjetër tip Hyundai.
Fillimisht autorët besohet se kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe më pas janë larguar në drejtim të Laknasit. Ndërkohë, policia ka ngritur disa pika të përkohshme kontrolli në Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër për kapjen e tyre.
