Ramazan Çekrezi jeton në lagjen e quajtur NSHU në periferi të qytetit të Elbasanit në një shtëpi të rrënuar, me gruan e paralizuar dhe djalin me probleme shëndetësore. Ai punon me orë ku të mundet për të mbajtur edhe dy frymë të tjera me ushqim. Ndërkohë shtëpinë e ka në gjende të mjerueshme dhe së fundi nuk ka as ujë të pijshëm. Gjithçka në shtëpinë e tij vuan jo vetëm nga dëmtimi I shtëpisë por edhe mungesa e higjienës për shkak të ujit.
Ai thotë se ka tre muaj që nuk ka ujë në shtëpi. Ujësjellësi na e preu pra tri muajsh. As nuk nap yeti që të kishim mundësi të paguanim me këste kur të mundemi dhe të kemi ndonjë lek por thjesht na e preu ujin.
Unë kërkoj ndihmë pasi pa ujë nuk mund të jetohet. Marr ujë andej këndej. I lutem komshinjve të më japin ndonjë bidon çdo ditë po a shtyhet pa ujë me dy njerëz që nuk kujdesen për veten” thotë Ramazani ndërsa tregon tubin e shkëputur të ujit nga ujësjellësi për shkak të debive që ka.
Ai lutet që ose ti bëjnë një lehtësi në pagesat me këste ose ta ndihmojë dikush që të paguajë faturat e prapambetura të ujit në të kundërt mungesa e higjienës do të sjellë pasoja për njerëzit e kësaj familje që jeton mes skamjes dhe papastërtisë.
Ne e kemi ngritur edhe here tjeter shqetesimin e kesaj familjeje por askush derimetani nuk eshte interesuar per ta
VIDEO/Kërkojnë një shtëpi,familja Çekrezi në Elbasan në mjerim dhe e gjunjëzuar nga disa sëmundje
