Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes e cila më pas konsumoi pesticide, arrestohet burri 43 vjeçar.
Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan.
