Gripi masiv dhe virozat çojnë në 200 vizita në urgjencën spitalore në Elbasan

Fillimi i vitit të ri dhe ulja e temperaturave ka sjellë një fluks pacientësh të prekur nga virozat në qytetin e Elbasanit. Sipas shefit të Urgjencës Ergys Mici këto raste i kalojnë 200 në ditë me komplikacione të ndryshme.

Më të rrezikuar mbeten moshat e treta, por dhe diabetikët, të sëmurët nga astma bronkiale, të cilët nëse nuk marin masat e duhura mund të kenë edhe pasoja fatale.

Problematikë në këtë fillim viti në Urgjencën e Elbasanit mbeten dhe personat e paraqitur si pasojë e abuzimit të alkoolit gjatë festave, por dhe të aksidentuar me pasoja.
Mjeku këshillon shtimin e kujdesit ndaj shëndetit këtë periudhë, ndërsa për të shmangur fluksin në urgjencën e Elbasanit qytetarët duhet t’i drejtohen në fillim mjekut të lagjes dhe strukturave shëndetësore pranë banimit.