Gramshi festoi sot 66-vjetorin e themelimit, një moment i rëndësishëm për të gjithë banorët dhe historinë e këtij qyteti.
Në aktivitetetin e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Socialise, Arbjan Mazniku, kryetari i bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi, drejtues të pushtetit vendor, qytetarë, etj.
“Sot në 66-vjetorin e titullimit qytet, Gramshi feston historinë, traditat, njerëzit dhe rrugën e tij drejt zhvillimit. 66 vite qytet nuk janë thjesht një përvjetor, janë dëshmi e forcës së komunitetit, e dashurisë për vendin dhe e përkushtimit për ta bërë Gramshin çdo ditë më të zhvilluar dhe më pranë standardeve që meritojnë qytetarët e tij”, tha Mazniku në aktivitetin e organizuar nga bashkia.
Gramshi u themelua si qytet më 18 shkurt 1960 dhe ka kaluar shumë periudha të ndryshme zhvillimi dhe sfidash, por gjithmonë ka ruajtur një karakter unik, të pasur me histori dhe kulturë.
Një pjesë e madhe e historisë së këtij qyteti është e lidhur me uzinën mekanike të prodhimit të armëve të Çekinit dhe punonjësit e saj që kanë lënë pas një trashëgimi të çmuar.
Gramshi ka një sërë destinacionesh si shpella e Kabashit, liqenin e Dushkut, kalanë e Tervolit, liqenin e Banjës,Grabovën , kanionet e Holtës, ujëvarën e Sotirës , kalanë e Tunjës etj.
Të gjitha këto atraksione mund të shfrytëzohen për zhvillimin e turizmit, i cili sjell fuqizimin ekonomik sidomos të familjeve në zonat rurale.















