Gramsh, 3 Shtator 2025
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për shtetasen D. L., 38 vjeçe, pasi gjatë punimeve për riparimin e magazinës së saj dyshohet se ka dëmtuar murin e marketit të shtetasit R. D., 54 vjeç. Rasti është referuar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.













