Gramsh/ I kanosi djalin përmes celularit, ai e kanos gjithashtu me celular, përfundojnë në prokurori një burrë dhe një 17-vjeçar

foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Rr. R., 41 vjeç dhe një 17-vjeçar, për veprën penale “Kanosja”, pasi 17-vjeçari dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një bashkëmoshatar (djalin e shtetasit Rr. R), për motive të dobëta, ndërsa shtetasi Rr. R. ka kanosur nëpërmjet celularit, 17-vjeçarin (i proceduari).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.