Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasit P. S., 70 vjeç, dhe M. S., 63 vjeçe, banues në fshatin Skënderbegas. Ata u kapën pasi, me vetëgjyqësi, kishin bllokuar një rrugë kalimi të përbashkët në fshatin Skënderbegas, duke penguar lëvizjen normale të banorëve të zonës. Për më tepër, kur policia ndërhyri për të liruar rrugën, bashkëshortët kundërshtuan me forcë punonjësit, duke rrezikuar sigurinë e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
