Gramsh – 34-vjeçari akuzohet se ka goditur një 17-vjeçar

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit nisën procedim penal për shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 17-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.