Grabitet marketi në Korçë! I riu me thikë në dorë merr 100 mijë lekë, kamerat filmojnë gjithçka

Një person ka kërcënuar me thikë punonjësit dhe ka arritur të marrë 100 mijë lekë në një market në lagjen nr. 4, Korçë.

20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë. Ende nuk dihet identiteti i tij, edhe pse ka shkuar për të grabitur marketin i pa maskuar.

Korçë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit