Premier League e futbollit filloi sot me javën e 20-të. Duke nisur nga ora 13:30 në fushë zbritën Luton dhe Chelsea, me Blutë që fituan 2-3 edhe me Armando Brojën në fushë.
Premier League e futbollit filloi sot me javën e 20-të. Duke nisur nga ora 13:30 në fushë zbritën Luton dhe Chelsea, me Blutë që fituan 2-3 edhe me Armando Brojën në fushë. Në program për këtë të shtunë sportive janë edhe pesë duele, ku spikasin sfidat e Manchester City dhe United.
Në “Keniluorth Road”, vendasit e Luton humbën 2-3 kundër Chelsea. Për raundin e 20-të në Premier League, miqtë luajtën me Armando Brojën nga minuta e parë, edhe pse sulmuesi i Kombëtares nuk doli te goli, por ishte pjesë e aksionit për realizimin e golit të dytë te të tijtë. Skuadra e Pochettinos shënoi dy herë në pjesën e parë, me Palmer në të 12-tën dhe Madueke në të 37 minutë. Sërish Palmer në të 70 minutë “vulosi” tri pikët me golin e tretë, teksa vendasit u kujtuan vonë. Megjithëse golat e Barkley në të 80′ dhe Adebayo në të 87′, fundi ishte dramatik dhe emocionues për miqtë, që edhe mund të vuanin një gol barazimi. Me 28 pikë, Chelsea e mbyll vitin në vendin e 10-të. Luton nga ana tjetër me 15 pikë ndodhet në vendin e 18-të.
Premier League – java 20-të, e shtunë:
13:30
Luton 2-3 Chelsea
16:00
Aston Villa – Burnley
Crystal Palace – Brentford
Manchester City – Sheffield United
Uolves – Everton
18:30
Nottingham – Manchester United
