Goditje për motive të dobëta – procedim penal ndaj një 41-vjeçari në Librazhd

Policia e Librazhdit ka nisur procedim penal ndaj shtetasit D. P., 41 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin L. P., 56 vjeç, për motive të dobëta. Ngjarja është hetuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për vijimin e procedurave ligjore.