Goditi me shkop dhe shpulla një person, procedohet burri në Gramsh

Gramsh – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit D. H., 59 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka goditur me shkop dhe me shuplakë shtetasin L. K., 49 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet janë referuar në Prokurori për vijimin e procedurave ligjore.