ITALI- Një 17-vjeçar shqiptare është vënë në pranga. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se është autori i vrasjes së muratorit 56-vjeçar, Salvatore Postiglione. Viktima u godit me thikë trembëdhjetë herë në orët e para të së enjtes në një park makinash në zonën industriale të Foligno. Hetuesit arritën të zbulojnë 17-vjeçarin pas kqyrjes së kamerave të vëzhgimit, që gjithashtu bënë të mundur edhe rindërtimin e vrasjes. Referuar pamjeve, policia zbuloi se i riu sulmoi Postiglione pas mbërritjes së tij në parkun e makinave ku djali duket se po priste, ndërsa në dorë mbante një thikë.
Gjatë kontrollit në banesë, ku 17-vjeçari jetonte me nënën dhe motrën më të vogël, agjentët e gjetën rrobat e veshura në momentin e vrasjes dhe të cilat ishin qartësisht të identifikueshme në kamera ku dhe u gjetën gjurmët e gjakut të viktimës. Policia sekuestroi edhe skuterin, që 17-vjeçari e përdoruri për t’u larguar nga vendi i krimit.
I riu punoi për disa muaj mes verës dhe vjeshtës në kompaninë ku Postiglione ishte mjeshtër ndërtues, por më pas dha dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim. Asnjë nga kolegët nuk do të kishte raportuar atëherë ndonjë mosmarrëveshje apo problem mes të dyve. 17-vjeçari ende nuk ka dhënë dëshminë e tij lidhur me motivin e krimit. Ndoshta ai vetë do të sqarojë se çfarë e shtyu në një krim kaq të rëndë, ndërsa do të merret në pyetje nga hetuesit e seksionit për të miturit.