Dy persona, të moshës 18 dhe 21 vjeç në Tiranë, janë arrestuar pasi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kanë goditur një punonjës policie.
Në pranga kanë rënë shtetasit, D.S., 21 vjeç dhe K.S., 18 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, kur janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit.
Po kështu, kanë kërcënuar punonjësit e uniformave blu të pranishëm në komisariat.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale“, njofton policia.
