Godet me send të fortë bashkëshorten, arrestohet burri në Elbasan

Godet me send të fortë bashkëshorten, arrestohet burri në Elbasan.

Komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në fragrancë shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në fshatin Jagodinë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.