Disa zona të Tiranës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike pasditen e kësaj të hëne.
VoxNews mëson se zonat e prekura janë lagjja “Ali Demi”, “Brryli”, “Paazari i Ri”, “Fresku”.
Ende nuk ka njoftim nga OSHEE pse është shkëputur energjia elektrike, ndërsa dhjetëra familje gjenden në të ftohtë.
Ndërsa deputeti demokrat Eno Bozdo i ka bërë thirrje OSHEE të riparojë difektin sa më shpejt.
“Prej 45 minutash, thuajse gjysma e Tiranës është pa drita. Në këto ditë të ftohta, energjia e sigurtë dhe ngrohja e banesave është primare, dhe jo fjalimet për reformën e (pa)suksesshme në sektorin e energjisë!
I bëj thirrje OSHEE të riparojë difektin sa më parë. Qytetarët duan shërbim sepse e paguajnë energjinë shumë shtrenjtë, ndër më të shtrenjtat në Evropë, edhe kur nuk e kanë!”, shkruan Bozdo në rrjetet sociale.













