Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Tiranë – Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin mbi mbylljen e platformës TikTok, duke vendosur se kjo masë përbën cënim të lirisë së shprehjes.

Sipas vendimit, bllokimi i TikTok konsiderohet ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.

Ky vendim e konsideron masën e ndërmarrë nga qeveria si jo të drejtë, duke rikthyer mundësinë e përdorimit të platformës për qytetarët shqiptarë.